Rama jep lajmin e mirë: Nesër prezantohet në Dibër projekti për Rrugën e Arbrit

Rama jep lajmin e mirë: Nesër prezantohet në Dibër projekti për Rrugën e Arbrit

Nga Dibra ku ka zhvilluar mbledhjen e qeverisë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar prezantimin e projektit përfundimtar të Rrugës së Arbrit. Kreu i qeverisë tha se ky projekt, i cili do të prezantohet nesër në Dibër, pritet t’i japë një zhvillim të madh zonës, dhe jo vetën.

“Nesër, po nga Dibra do të bëhet prezantimi i projektit përfundimtar të Rrugës së Arbrit, tani që është përzgjedhur edhe kompania dhe Ministria e Infrastrukturës është në negociata për firmosjen përfundimtare të kontratës, duke garantuar financimin dhe mosndërprerjen deri në fund të punimeve për këtë rrugë, që për 27 vite me radhë është harruar. Ky është zotim madhor për një aks që në kënvështrimin tonë nuk i takon thjesht Dibrës. Me ndërtimin e Rrugës së Arbërit, Dibra bëhet De Facto pjesë e metropolit dhe krijohet një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik e social dhe integrimin e plotë të bashkësive me qendër Tiranën, por me shtrirje drejt Durrësit dhe Dibrës. Ky është një aks jashtëzakonisht i rëndësishëm kombëtar edhe në funksion të lidhjes me pjesën matanë kufirit, për të cilën kemi filluar diskutimet me qeverinë maqedonase”, u shpreh kryeministri Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy