
Lidhur me kasetën audio të depozituar në SPAK, përkitazi me komunikimet e Gardës, për ngjarjet e 21 janarit, gazetari Artan Hoxha, thotë se ky është shansi i fundit që SPAK të hetojë për të zbardhur ngjarjen.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që erdhi pas vendimit të Strasburgut, SPAK u detyrua ta hetojë këtë çështje. Për ironi të fatit e ka i njëjti prokuror që ka përfaqësuar SPAK në Gjykatën e Lartë. SPAK e ka nisur çështjen.
Pjesa dërrmuese e provave janë fiksuar, por mungojnë dëshmitë dhe deklarimet, e njerëzve që thirrën protestën, menaxhuan protestën dhe më pas fshehën provat.
Aty del që të shtënat kanë ardhur në momentin kur intensiteti ka rënë.
SPAK sot, për shkak të mjeteve që ka, burimeve njerëzore, situatës, është mundësia e fundit që të mund të hetohet kjo ngjarje.
Kemi ende dy të vrarë pa autor, janë vrasje në mes të bulevardit.



