Rama "kritikoi" Veliajn në mbledhje? Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble

Rama "kritikoi" Veliajn në mbledhje? Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për Asamblenë e PS dhe lajmet që dolën prej aty, se kryeministri Rama ka kritikuar veçanërisht Erion Veliajn.

Klosi tha se këto raportime nuk janë të vërteta dhe nuk ka patur "sulme" të tilla siç raportoi media, por janë bërë diskutime për të përmirësuar partinë në terren, përfshirë në Kavajë, ku drejtues politik ka qenë Erion Veliaj dhe bashkia u fitua nga PD.

Nuk pati kërcitje në diskutimin tonë te brendshëm, në ndarjen e mendimeve se si partia mund të bëhet më e fortë, të jetë me hapin e kohës. U habita kur dolëm nga mbledhja, se aty nuk kishim as valë telefoni, gazetarët filluan me ato pyetjet, u ndjeva i surprizuar, aq sa mund të surprizohesh në Shqipëri.

U fol për degën e PS në Kavajë, ku u humb bashkia dhe kjo nuk ka lidhje me emra. Partia ka nevojë për një mobilizim pak më ndryshe. Nëse kjo është kritikë, kjo nuk është as për Erion Veliajn, as për Edi Ramën dhe as për Klosin.

Nuk pati tendecë që kjo të kthehej në debat të brendshëm të PS. U fol për gjërat që duhet të bëjmë që të përmirësojnë jetën tonë të brendshme. Mos harrojmë se jemi parti fituese, parti super e organizuar, për 20 ditë u bënë 5400 takime, i publikuam në rrjetet tona sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy