Në prag të festave fetare si Pashkët dhe Dita e Sulltan Nevruzit, kryeministri Edi Rama, pasditen e së hënës zhvilloi një takim në ambientet e kryeministrisë me krerët e lartë të besimeve fetare të cilëve u kërkoi bashkëpunim për të menaxhuar së bashku situatën si pasojë e koronavirusit.
Rama ka kërkuar nga klerikët që të shmangin ritet fetare, siç janë takimet e puthjet, si dhe të ndërgjegjësojnë besimtarët e moshuar që të qëndrojnë në shtëpi.



