Borrell: Mbështesim financiarisht Ballkanin Perëndimor. Koha për dialog mes Kosovës dhe Beogradit

Borrell: Mbështesim financiarisht Ballkanin Perëndimor. Koha për dialog mes Kosovës dhe Beogradit

Shefi i Politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell theksoi se sot është një ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, pasi është samiti i parë me BE në rajon. Borrell ka theksuar se Bashkimi Europian është tepër i përkushtuar ndaj rajonit, për ta mbështetur financiarisht për përballimin e pasojave të luftës në Ukrainë, për çmimet e energjisë dhe produkteve ushqimore.

Shefi i Politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell u ndal edhe tek sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë nga Irani duke thënë se ekspertët e BE janë këtu në Shqipëri dhe do të bëjnë të pamundurën për mbrojtje.

Kjo është një ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Është samiti i parë në BE që zë vend në Ballkanin Perëndimor. Jemi tejet të përkushtuar ndaj rajonit për ta mbështetur e për tu përballur me pasojat e luftës. Çmimet e energjisë janë rritur shumë. Nga ana tjetër, Shqipëria është goditur nga sulmet kibernetike. I kam ofruar mbështetje kryeministrit Edi Rama për t’u përballur me sulmet kibernetike. Do ofrojmë mbështetje në Bosnje për çminimin, 10 mln euro për fushatë çminimi.

Ndërsa lidhur me dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, ai kërkoi që të angazhohen seriozisht për marrëveshjen e propozuar nga Gjermania dhe Franca.

Edhe për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, është moment i rëndësishëm. Debati ka përfunduar, tani duhet të përfshihen në dialog. Me propozimet që kemi vënë në tavolinë dhe me strategjitë e ideuara nga Gjermania dhe Franca, te teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit dhe Kosovës dhe duhet të nisin diskutimet serioze se është një moment tepër i rëndësishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy