Delegatja e PD-së, Rapo: Firma ime për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor është falsifikuar

Delegatja e PD-së, Rapo: Firma ime për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor është falsifikuar

Firmat e mbledhura për Kuvendin e 11 dhjetorit, kanë sjell reagimin e disa delegatëve të cilat i kanë mohuar t’i kenë nënshkruar ato.

Së fundmi, delegatja e Partisë Demokratike, Freskida Rapo, ka deklaruar se firma e saj për mbledhjen e kuvendit më 11 dhjetor është falsifikuar dhe se ajo nuk e ka firmosur asnjëherë atë.

Ajo i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, ku i kërkohet t’i vihet në dispozicion formulari në të cilin thuhet se ajo ka hedhur firmën.

Lajmi është verifikuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili shkoi në zyrën e Edi Palokës ku ndodhen firmat e depozituara.

“Sot verifikova personalisht firmat e dorëzuara për mbledhjen e Kuvendit në datën 11 Dhjetor në degët 5 dhe 7 në Tiranë, ku jam drejtues politik dhe i zgjedhur”.

Sipas Shehajt, më shumë se 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58% e atyre të degës 5, e kanë firmosur kërkesën për Kuvend, nga këta, 98% e atyre që Shehaj ka telefonuar, kanë konfirmuar se e kanë plotësuar formularin.

Delegatja Rapo kërkon vertetim mbi plotësimin e formularit të saj, që sipas deputetit rezulton i formësuar nga e nënshkruara, gjë që është përgënjeshtruar nga Rapo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy