ZPS kërkon që Veselit t’i vazhdohet paraburgimi: Ekziston rreziku i arratisjes

ZPS kërkon që Veselit t’i vazhdohet paraburgimi: Ekziston rreziku i arratisjes

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou që të vazhdohet masa e paraburgimit ndaj Kadri Veselit.

Kërkesa drejtuar gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, argumenton se ky vendim duhet të merret pasi ekziston rreziku i arratisjes, pengimit të procedurave dhe kryerjes së krimeve tjera. 

Në shkresën e prokurorisë thuhet se gjykatësi i procedurës paraprake dhe Gjykata e Apelit kanë konstatuar secila në disa raste se paraburgimi i Veselit ishte merituar sipas rrethanave.

Mbetet rasti që Veseli është në dijeni për akuzat e rënda kundër tij, për shumicën dërrmuese të provave në bazë të tyre dhe për mundësinë e një dënimi të konsiderueshëm nëse shpallet fajtor.

Që nga vendimi i fundit i paraburgimit, shtimi i dëshmitarëve të rinj nga ZPS-ja, zbulimi i dosjeve të mëdha të dokumenteve shtesë në përmbushjen e afatit të 30 shtatorit, si dhe depozitimi i një liste shtesë të Rregullës 102(3), i japin Veselit një pasqyrë të mëtejshme për rastin kundër tij.

Sipas tyre, ndikimi i Veselit gjithashtu mbetet i pa zvogëluar që nga vendimi i fundit i paraburgimit, gjë që mund ta ndihmojë atë në shmangien e procedurave të DhSK-së.

Vazhdon të ekzistojë rreziku që Veseli të pengojë procedurat. Gjykatësi i procedurës paraprake ka gjetur më parë se Veseli ka ndërhyrë, përmes një ndërmjetësi, në një çështje që përfshin DhSK-në, dhe vazhdon, në bazë të pozicionit të tij të mëparshëm dhe ndikimit të vazhdueshëm, të jetë në gjendje, p.sh., të ketë akses në informacion ose të marrë mbështetjen e të tjerëve. Gjykatësi i procedurës paraprake gjithashtu ka gjetur më parë se Shërbimi Informativ i Kosovës është angazhuar në ndërhyrjen e dëshmitarëve derisa Veseli ishte në krye të tij.

Po ashtu thuhet se faktorët e vlerësuar nëse ekziston rreziku i pengimit të procedurave sipas nenit 41(6)(b)(ii) janë gjithashtu të rëndësishëm kur shqyrtohet nëse ekziston rreziku i krimeve të mëtejshme nëse Veseli do të lirohet.

Prokuroria thotë se sipas nenit 41(6)(b)(iii) mjafton të ekzistojë besimi i rrezikut që Veseli të nxisë ose të ndihmojë të tjerët të kryejnë krime, ose të kontribuojë në ndonjë mënyrë tjetër në kryerjen e tyre.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy