PD nis fushatën në Korçë/ Salianji: Do të bëjmë të mundur që të ketë më shumë para në xhepat e qytetarëve

PD nis fushatën në Korçë/ Salianji: Do të bëjmë të mundur që të ketë më shumë para në xhepat e qytetarëve

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka nisur fushatën elektorale me qytetarët e lagjes 8 në këtë qytet.

Salianji tha se “është privilegj i jashtëzakonshëm që ditën e parë të fushatës elektorale e nisim nga një bastion i demokratëve. Së bashku me kontributin dhe sakrificën e gjithësecilit prej jush, ta rikthejmë fitoren në nivelet e vitit 2005 në Korçë dhe t’i japim fitoren demokratëve”.

Ai tha se qyteti është bërë i aksesuesshëm dhe ka pasur zhvillim për shkak të infrastrukturës rrugore të siguruar gjatë qeverisjes së demokratëve në vitet 2005-2013.

“Partia Socialiste ka sjellë në Korçë vetëm varfërim, papunësi dhe taksa të larta. Të vetmit që janë pasuar janë Niko Peleshi dhe shpura e tyre. Në 8 vite në qeverisje ulëm taksat, bëmë të mundur që shumë njerëz të punësoheshin. Projektet më të mëdha infrastrukturore qarku i Koçës i ka pasur gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Sot ka rritje të turizmit në Korçë sepse aksesohet lehtë për shkak të rrugëve që ka bërë PD. Rrugën Tiranë-Elbasan e ka bërë PD, rrugën Elbasan-Librazhd gjithashtu. Rrugën nga Qafë Thana në Lin, nga Lini në Progradec, nga Pogradeci në Korçë janë të gjitha investime të PD”, tha Salianji.

“Në qeverisje do të bëjmë të mundur që të ketë më shumë para në xhepat e qytetarëve për të rritur konsumin”, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy