Me një mesazh falenderues të gjithë simpatizantëve dhe përkrahësve të LSI pas takimit të mbrëmshëm përmbylles në Tiranë, i është drejtuar sot kryetarja Monika Kyrmeadhi. Në mesazhin e saj, ajo shprehet entuziaste për organizimin e mbrëmshëm dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në 25 prill të votojnë LSI.
Të gjithë shqiptarët duan ndryshimin. Të gjithë votojmë LSI nr.6 në 25 Prill, është shprehur Kryemadhi.
‘Ngjyra e kuqe e flamujve të LSI-së ishte në ngjyrë dashurie që depërtoi. E di që është e vështirë me ju komunikimi përmes mediave të cilat i ka uzurpuar rilindja, por shpërndani videon, shpërndani mitingun‘-thotë Kryemadhi në video.
“Dua ta nis sot ditën duke falënderuar të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Tiranës, burrat dhe gratë që edhe pse ishte ditë me shi ata ishin aty. Energjia dhe entuziazmi i ishin burim frymëzimi. Unë ju jam mirënjohëse. Edhe dy ditë na kanë mbetur nga 25 prilli. Të mos ndalemi, atë energji, atë pozitivet dhe dashuri që buronte nga zemra të shpërndajmë në çdo shtëpi, dermë më derë. Me miqtë dhe shokët tanë. Takimi i djeshëm ishte i jashtëzakonshëm.
Ngjyra e kuqe e flamujve të LSI ishte një ngjyrë dashurie e cila depërtoi në zemrat të gjithëve jo vetëm që ishin aty, por edhe të qindra dhe atyre që na shikonin në TV dhe rrjetet sociale. Mos ndaloni, shpërndani videon dhe mitingun, shpërndani emocionet që kaluat aty. Mos ndaloni, trokisni derë më derë sepse ndryshimi ka ardhur. Në 25 prill kërkoni votën për LSI, të votojnë numrin 6 dhe të kenë kujdes mos nxjerrin fletët e pavlefshme”, shkruan Kryemadhi.



