Gazetari Sokol Bregu thotë se kryebashkiaku i Tiranës mund të humbasë betejën në shkallën e dytë të gjyqësorit, por mund të fitojë në të tretën.

Nëse Veliaj nuk fiton në Apel, do të fitojë në Gjykatën e Lartë. Te ajo jam i bindur që fiton.

Ndërsa në lidhje me strategjinë e SPAK kundër krimit zgjedhor, Bregu tha se fokusi duhet të jetë te patronazhistët.

Besoj se çdo gjë SPAK do ta marrë nga denoncimet që vijnë nga mediat edhe për aktivitetin e patronazhistëve. Ata e kalojnë kufirin ligjor. Ata merren me punësime, me legalizime. Shqetësimi i Edi Ramës është se patronazhistët nuk mund të bëjnë dot një premtim të vetëm nëse SPAK do të hetojë. Sot kemi të dënuar kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, që tha “mos ia prit dritat atij se do paguajë më vonë se voton për ne”. Ajo që ne na ka munguar është demokracia.