PDIU thirrje qeverisë: Reagoni për ministrin grek, po bën veprime katastrofike

PDIU thirrje qeverisë: Reagoni për ministrin grek, po bën veprime katastrofike

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i përgjigjet deklaratave të ministrit grek të Mbrojtjes, duke theksuar se kur ministrat e Mbrojtjes bëjnë politikë të jashtme me manovra ushtarake pranë kufijve të fqinjëve rezultati është katastrofik. Sipas PDIU-s, ministri grek është i njohur për qëndrimet e tij antisemite dhe antievropiane, ndërsa i kërkon Shqipërisë që të marrë masa.

“Shqipëria duhet të mbajë qëndrime të prera ndaj këtij ministri që nuk kupton se ne sot jemi anëtarë të NATO-s, njëlloj si Greqia, ndaj gjuha e kërcënimit nuk ka vend.  Dje ministri i mbrojtjes i Greqisë Panos Kamenos, nga një zonë e kufirit shqiptaro grek pas organizimit të manovrave ushtarake provokative kundrejt një vendi fqinjë, anëtar i NATO-s, vendosi të provokojë edhe me fjalë Shqipërinë dhe vende të tjera anëtare të Aleancës”, thuhet në reagim.

“Ne duam t’i themi këtij ministri antisemit, antieuropian: Komuniteti çam nuk mund të vizatohet sot në kohë lirie, si komunitet bashkëpunëtor i nazizmit. Lexoni historianët realistë grekë, lexoni burimet amerikane që konfirmojnë se pikërisht mosbashkëpunimi i shqiptarëve çamë me pushtuesit italianë solli dështimin e tyre në Greqi. Por Kamenos, i ngrehur me rroba ushtarake, do të lexojë vetëm historinë që shkruajti Zervas me gjakun e mijëra grave, pleqve dhe fëmijëve çamë”, thuhet më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy