Në një kohë kur çmimi i miellit është rritur disa herë, vendi ynë është në tentativa për të importuar një sasi gruri nga Serbia. Kryeministri Rama bëri të ditur këtë të dielë se nëpërmjet nismës Ballkani i Hapur do të negociohet me këtë shtet pavarësisht se Serbia prej ditësh ka bllokuar eksportet.
Po negociojmë tani me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga kompanitë tona. Besojmë se do ta bëjmë, nëpërmjet Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet. Ju gratë e dini që burrat luftojnë me faktet. Duan t’iu dalë e vetja dhe nuk pranojnë faktet”
I bindur që do ta kritikonin që mblodhi në ditë pushimi punonjësit e nje kompanie, kryeministri prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë.
Kryeministri Rama nuk la pa ironizuar edhe protestën duke tentuar ta minimizojë atë.
Sipas Ramës, paga minimale do te rritet cdo vit teksa zerimi i taksës do të jetë I vlefshëm për pagat mbi 40 mijë lekë dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë, masa të cilat pritet të hyjnë në fuqi në prill.
Ndërkohë për energjinë elektrike ai tha se 20 miliardë lekë do të jepen për të mbajtur të palëvizur çmimin në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla.



