Ngjela: Avokatin e Popullit do e zgjedhë shumica, s’do vendosin figurë të nivelit të lartë se i dëmton (VIDEO)

Ngjela: Avokatin e Popullit do e zgjedhë shumica, s’do vendosin figurë të nivelit të lartë se i dëmton (VIDEO)

Avokati Spartak Ngjela për debatin për Avokatin e Popullit, ku Partia Demokratike kërkon kreun e Shoqatës të të Përndjekurve, Besim Ndregjonin thotë se shumica në parlament do zgjedhë dhe kjo nuk diskutohet. 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se Avokati i Popullit duhet të jetë domosdoshmërisht jurist i nivelit të lartë, me tituj akademik. 

Sipas tij, duhet figurë e nivelit të lartë, por se nuk do vendoset i tillë, për shkak se dëmton politikën.

Ose do bëjnë kompromis për një të përbashkët, ose do zgjedhin ata. Mazhoranca e ka shumicën, ku di të bëjë shumicë Saliu. 

Saliu mendon ku të prodhojë krizë. Është filozofia e tij të shkaktojë kriza. Asnjë krizë nuk ka arritur, por atë ka filozofinë e tij të pushtetit.

Nuk është çështje emrash. Avokati i Popullit duhet të jetë domosdoshmërisht jurist i nivelit të lartë, me tituj akademik etj. 

Nuk mund të marrësh një nga rruga dhe ta vendosësh. Duhet konsensus për një figurë të nivelit të lartë, por nuk vënë ata figurë të nivelit të lartë se i dëmton. 

Nuk janë këta për drejtësi.  Politika shqiptare nuk e pranon drejtësinë. Nuk arritën dot konsensus, Avokati i Popullit do konsensus mes palëve.

Sa i takon punës së SPAK Ngjela thotë se deri tani e kanë drejtuar ndërkombëtarët dhe kanë dhënë rezultat.

Ke dy zëvendëskryeministra nën akuzë, ke 5-6 ministra nën akuzë, kryetarë bashkish nën akuzë, drejtorë pa fund. 

Pa ndëshkim penal nuk ikën korrupsioni, do ikin një palë vjedhës dhe do vijnë vjedhës të tjerë. Korrupsioni ka qenë një sistem i përgjithshëm nuk ka qenë individual. 

Vështirë shumë të godasësh një fenomen, zgjidhja e problemit të korrupsionit është goditja masive penale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy