Kodheli: Ka disa liderë partish që nuk duhej të ishin në lista

Kodheli: Ka disa liderë partish që nuk duhej të ishin në lista

“Ka shumë figura që nuk duhet të ishin në lista këtë vit për shumë arsye”, kështu deklaroi sot deputetja e PS, Mimi Kodheli e ftuar në studion e lajmeve të MCN TV.

E pyetur nëse duhet t’i besojmë raportit të DASH apo fjalëve të kryeministrit për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, Kodheli u shpreh se “ka një relativizim të komenteve që Rama bëri një natë më parë dhe figurave që DASH përmend”.

Ajo shtoi se në politikën shqiptare ka disa lidera të disa partive që nuk duhet të ishin në listat e këtyre zgjedhjeve, të cilët sipas saj “kanë ndërgjegje të pisët dhe bëjnë si të pastër në politikë”.

Pjesë nga intervista e Kodhelit në MCN TV:

Dje KM, i doli në mbrotje Tom Doshit dhe Vangjush Dakos, të dy të shpallur nongrata nga DASH. Kujt duhet ti besojmë, DASH, raportet e të cilëve ju i vlerësoni si tërësisht të besueshëm, apo KM Edi Rama?

Kodheli: Unë besoj që nuk është tamam kështu ka një relativizim të komenteve që Rama bëri një natë më parë. Duhet të ketë edhe një relativizim të figurave që DASH përmend. Ka shumë figura që nuk duhet të ishin në lista këtë vit për shumë arsye.

Edhe në PS?

Kodheli: Nuk di të them. Por disa lidera të disa partive pa dashur të përmend emra sepse jam askushi për t’i gjykuar. Shpresoj të vijë dita që të pastrohet politika shqiptare nga këto emra. Nesër kushdo që do fillojë të merret me politikë të jetë i pastër. Ka shumë emra që kanë ndërgjegje të pisët dhe bëjnë si të pastër në politikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy