
Deputeti i PS Xhemal Qefalia tha se PS jo vetëm do të fitojë Tiranën, por do bëjë përpjekje me patronazhistët dhe aktivistët për të fituar edhe Shkodrën.
Në hyjmë në garë për t’i fituar të gjitha. Jam i bindur që ndoshta rezultati s’do jetë që t’i fitojmë të gjitha. Por besoj se do jemi me predominancë shumë të madhe, pasi puna që është bërë nga drejtuesit aktualë, besoj se do jetë rezultat shumë i mirë. Jo vetëm Tiranën, ne po bëjmë të gjitha përpjekjet duket përdorur edhe patronazhistët edhe aktivistët, që të fitojmë edhe Shkodrën. Mendoj që zgjedhjet e pushtetit vendor janë më ndryshe nga zgjedhjet politike. Ka të bëjë edhe individi që zgjidhet, ka shumë gjëra që duhen parë. Grupime të vogla mund të krijojnë anëtar të Këshillit Bashkiak në Tiranë. Duhen parë shumë edhe kandidaturat, sa ndjeshmëri kanë, sa kreditë kanë.
Qefalia tha se beson që PS do të jetë fituese edhe në dy qytetet, Durrës dhe Elbasan.
Ne shpresojmë të bëhet një garë reale me alternativa. Kush kandidatë të bindi duhet të jetë fitues. Besoj se edhe Durrësi dhe Elbasani do jenë pjesë fituese e PS. Por kjo mbetet për t’u parë. Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Korça, do vazhdojnë t’i besojnë kandidaturave të PS. Çdo parti bën sondazhe të brendshme që s’i bën publike. Në këto sondazhe merret edhe vendimmarrja. Kemi ekipe brenda PS dhe grupe në terren që sondojnë dhe marrin informacione”.
I pyetur nëse ka një strategji të mazhorancës për të penguar opozitën që të flasë në Kuvend mbi rastin “McGonigal”, Qefalia tha:
Përjashtimet ka pasur në të gjitha krahët politikë. Edhe ne kemi qenë me bilbila, daulle në Parlament. Ato janë deputetë që përfaqësojnë një elektorat. Ato kanë të drejtat e tyre, por s’mund të cenojnë të drejtat e të tjerëve. Cilido deputet që pengon foltoren do ndëshkohet. Në fund fare vendosin kartonat dhe kartonat i ka kjo mazhorancë. Nuk ka një taktikë që po i përjashtojmë. Edhe nëse përjashtohen të gjithë, në fund fare vendos vota. Për sa kohë që s’kemi një akuzë të drejtpërdrejtë të lëmë drejtësinë amerikane”.
Lidhur me hetimet për skandalin “McGonigal” dhe fatin politik të Ramës, Qefalia tha:
Të ardhmen e kryeministrit shqiptar e kanë votuesit shqiptar, nuk e keni as ju as opozita. Nëse do ta votojnë ai do jetë sërish kryeministri i Shqipërisë”.
Ai tha e fitorja e Partisë Socialiste në Tiranë do jetë spektakolare.
Fitorja në Tiranë do jetë spektakolare, do habisë edhe ata që janë ende të pavendosur për mënyrën se ku do e vendosin votën. Fitorja e Veliajt do jetë spektakolare, me një rezultat shumë të thellë”.



