Çështja “Becchett-i”/ Bardhi kërkon interpelancë me Ramën. Balla: S’është i detyruar të sqarojë një shpifje! 

Çështja “Becchett-i”/ Bardhi kërkon interpelancë me Ramën. Balla: S’është i detyruar të sqarojë një shpifje! 

Ka nisur me debate seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi kërkoi paraqitjen e kryeministrit Rama në seancë për interpelancë, lidhur me pretendimet Gjykata e Brukselit ka urdhëruar që Eurocontrol t’i kalojë 130 milionë euro Becchett-it. Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla tha që kërkesa e opozitës është e bazuar në një shpifje. 

Bëhet fjalë për një lajm të rremë që shteti shqiptar i paska paguar 130 milionë euro, një elementi kriminal me të cilin shteti shqiptar, po përplaset me gjyqe. Këtu na thuhet që kërkohet të vijë kryeministri për të sqaruar një shpifje. Ma gjeni në rregullore se kush është detyrimi i kryeministrit apo anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave për të sqaruar një shpifje. Këkrsa juaj duhet të motivohet me fakte që mbrojnë interesin publik dhe në asnjë rast për kërkesa që bazohen në shpifje”, tha Balla.

Në të njëjtën linjë me Ballën ishte dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy