Votimi elektronik/ Celibashi: KQZ ka kapacitet për maksimumi 450 qendra, PD nuk është dakord për zgjerimin

Votimi elektronik/ Celibashi: KQZ ka kapacitet për maksimumi 450 qendra, PD nuk është dakord për zgjerimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kapacitetin aktual për të realizuar votimin dhe numërimin elektronik në maksimumi 450 qendra votimi, ndërsa shtrirja e kësaj teknologjie në më shumë bashki varet nga arritja e një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës.

 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë seancës sw sotme dëgjimore në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, në kuadër të shqyrtimit të projektbuxhetit për vitin 2027, bwri tw ditur se KQZ ka kapacitetin aktual për të realizuar votimin dhe numërimin elektronik në maksimumi 450 qendra votimi. 

 

Lidhur me këtë ai tha se shtrirja e kësaj teknologjie në më shumë bashki varet nga arritja e një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës.

 

Celibashi sqaroi se kapacitetet aktuale janë të kufizuara dhe kërkojnë përcaktimin e saktë të zonave ku do të aplikohen.

 

Ne aktualisht mund të realizojmë votimin dhe numërimin elektronik për rreth 450 qendra votimi, maksimumi. 

Më pas duhet të përcaktohen bashkitë ku do të përdoren këto pajisje.

 

Kreu i KQZ-së bëri me dije se institucioni ka kërkuar zgjerimin e votimit elektronik në më shumë zona, por është përballur me refuzimin e Partisë Demokratike gjatë konsultimeve me forcat politike.

 

“Partia Demokratike, si partia kryesore e opozitës parlamentare, nuk ka qenë dakord dhe nuk është edhe sot e kësaj dite dakord që të shtrihet më shumë votimi dhe numërimi elektronik,” deklaroi ai.

 

Celibashi theksoi se, për sa kohë KQZ-ja nuk ka një detyrim ligjor për ta shtrirë këtë metodë në gjithë vendin, institucioni i merr në konsideratë rezervat e opozitës dhe nuk mund të angazhojë fonde shtesë nga buxheti i shtetit pa një marrëveshje politike.

 

Ndonëse shprehu gatishmërinë për t’u ulur sërish në diskutime me qeverinë dhe Kuvendin nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët, Celibashi paralajmëroi se vonesat po e bëjnë teknikisht të pamundur zgjerimin e procesit.

 

“Nëse do të ketë konsensus politik, ne do të ulemi, besoj, do të diskutojmë përsëri me qeverinë apo me Kuvendin, nëse do të ketë nevojë. Por çdo ditë që kalon, edhe nëse do të ketë një moment të caktuar konsensusi politik, do të jetë e pamundur nga pikëpamja teknike dhe objektive të realizohet votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë procesin,” përfundoi Celibashi.

 

Gjatë seancës dëgjimore, në kuadër të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2027”, Celibashi u shpreh se kërkesat e KQZ-së do të përfshihen në programin buxhetor për zgjedhjet, duke shtuar se, “vlera që është vendosur në dispozicion është 2.5 miliardë lekë dhe përfshihet brenda limitit që kemi menduar që do të shkojë financimi i zgjedhjeve të ardhshme”.

 

Ai tha se fondet e parashikuara në fondin e kontigjencës për procesin zgjedhor pritet të lëvrohen pas miratimit të buxhetit dhe përfundimit të procedurave përkatëse.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy