Dyrnjaja: Rama zhbën Kushtetutën dhe institucionet. Vendimmarrje absolute personale (VIDEO)

Dyrnjaja: Rama zhbën Kushtetutën dhe institucionet. Vendimmarrje absolute personale (VIDEO)

Gazetari Denis Dyrnjaja tha në studion e MCN Live se në Shqipëri ka humbur sensi i ndarjes së pushteteve ku Rama është kryeministër, kryebashkiak i Shqipërisë dhe kryerektor.

Sipas Dyrnjasë i gjithë sistemi është i nënshtruar.

Ne nga pikëpamja piramidale kemi parlamentin institucioni më të rëndësishëm ku bëhet llogaridhënia. Sa herë Rama është përgjigjur në interpelancë në Parlament? Zero! Në dy vitet e fundit pothuajse nuk ka qenë fare në jetën parlamentare. Kur ka shkuar, ka shkuar për të bërë një shou të momentin dhe ka bërë atë minutazhin e vet dhe ka ikur.

Kryeministri ka shpërfillur nga pikëpamja institucionale parlamentin. Duket sikur e ka me përtesë dhe dembelizëm përfilljen ndaj këtij institucioni duke e deleguar marrëdhënien e detyrueshme kushtetuese që ka institucioni i  kryeministrit dhe qeveria me parlamentit. Nuk po flas për kërkesat e vazhdueshme të opozitës për interpelancë, por një mazhorancë e përgjegjshme e thërret kryeministrin për të kuptuar çfarë po bën qeveria.

E kemi humbur sensin e ndarjes së pushteteve dhe mirë kemi bërë se më mirë të jemi koshient dhe realistë që nuk kemi ndarje pushtetesh siç pretendohet nga pikëpamja kushtetuese dhe kjo po tregohet dukshëm me vendimmarrjet ku kryeministri është dhe kryebashkiak i Shqipërisë, vendos me një të rënë të lapsit të shkarkohen stafet e bashkive duke përfshirë dhe nënkryetarët dhe ça janë poshtë, pa bërë analizë, pa nxjerrë një përgjegjësi. Nëse duhen shkarkuar, mbi çfarë baze kushtetuese dhe ligjore bëhet? 

Kryeministrin e kemi kryetar bashkie të Shqipërisë, kryeministër, e kemi kryrektor se ishte tek UBT. Mediat japin lajme gjithë ditën dhe nuk kapin thelbin. Tha do të ketë zgjedhje në universitete dhe dekanate, por tha do të ketë vetëm një kokë.  Kush je ti që e përcakton këtë gjë. Tha nuk mund të ketë vizione të ndryshme për universitete të ndryshme.

Kryeministri konsulton, nuk pranon konsultime, shkoi mbajti fjalim bëri faktin e kryer. Shkon mbledh në një sallë profesorët e shëndetësisë dhe thotë do e bëjmë kështu, ata rrinë e dëgjojnë. Shkon tek ASH dhe e bën fakt të kryer. Është nënshtruar i gjithë sistemi dhe nuk ka më ndarje pushtetesh. Më mirë ta pranojmë që nuk ka ndarje pushtetesh.

Po vijmë tek qeveria e re. Askush nuk di asgjë, nuk ka një debat brenda PS-së se ça po ndodh. Do bëhet fakt i kryer kush do jetë kush s’do jetë dhe kaq. Natyrisht që kryeministri e ka të drejtë ekskluzive, kushtetuese dhe ligjore të përzgjedhë stafin por ka dhe përgjegjësi politike. 

I pyetur për projektin e Pallatit të Kongreseve Dyrnjaja tha: 

Vetë kryeministri fliste për RAI 3 dhe thoshte kjo që po ndodh do të vazhdojë, pra që filozofia e kullave do të vazhdojë, ndërkohë vetë RAI, që ke 3 miliard e 800 milionë euro të investuar në ndërtim, prej të cilave vetëm 846 milionë janë të justifikuara nga sistemi bankar. Po të tjerat nga vijnë? A ka një përgjigje kryeministri për këto? Do gjë ai? Pse bën sikur nuk e di? Në kontekstin tjetër është humbja e identitetit. Me kë u konsultua kryeministri për t’i dhënë një identitet të ri Shqipërisë? Ne nuk jemi popull arkitektësh, në këtë vend nuk jetojnë arkitektët e botës, jetojnë shqiptarët. A u bë ndonjë konsultim publik? 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy