
Ndërtimi i kullave në vend të godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, sipas Partisë Demokratike, po bëhet duke shmangur garën në një tender publik me anë të hartimit të një projektligji të posaçëm. Deputetja Albana Vokshi denoncon nga seliu se ky projektligj bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjin për “qeverisjen vendore”.
Për Vokshin, fituesi është tashmë i paracaktuar, duke shmangur, sipas Albana Vokshit edhe votat në këshillin bashkiak, ku kërkohet shumicë e cilësuar për miratimin.
Sakaq deputetja i bëri thirrje publikisht Prokurorisë të nisë hetimet, për afera korruptive dhe “shpërdorim detyre”.



