Osmani letër Zelenskyt në përvjetorin e pavarësisë: Do të jemi me ju derisa Ukraina të fitojë

Osmani letër Zelenskyt në përvjetorin e pavarësisë: Do të jemi me ju derisa Ukraina të fitojë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar sot një letër homologut të saj ukrainas, Volodymyr Zelensky, për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Në letër Osmani thotë se populli i Kosovës është krah atij ukrainas derisa po përballet me këtë luftë të padrejtë dhe të paprovokuar nga Rusia.

Ky rast i veçantë normalisht do të ishte shënuar nga festime të lavdishme në të gjithë vendin tuaj të bukur, por ndërsa përballeni me këtë luftë të padrejtë dhe të paprovokuar nga Rusia ne qëndrojmë me ju në solidaritet të plotë, përkrah gjithë botës demokratike, ndërsa ju luftoni që paqja dhe liria të mbizotërojë.

Në këtë ditë historike për Ukrainën, Osmani e uroi “popullin e guximshëm”, duke thënë se me forcë të qëndrueshme po lufton për të vazhduar mbrojtjen e vendit të tyre, si dhe vlerat demokratike në të cilat “ne së bashku besojmë thellësisht”.

Osmani në letër ndau edhe përvojën e kosovarëve në luftë, duke shtuar se ata i kuptojnë më së miri vuajtjet e ukrainasve.

Ne ndajmë dhimbjen e popullit tuaj që po përjeton vuajtje të paimagjinueshme në duart e një regjimi gjenocidal dhe lutjet tona janë me familjet anembanë Ukrainës. Zoti President, ka pak kombe që i kuptojnë vërtet vuajtjet e vendit tuaj dhe në mesin e tyre është edhe populli i Kosovës. Ne e dimë se si ndihet të jesh një objektiv i një regjimi gjenocidal dhe hegjemonist, dhuna e të cilit është brutale dhe pa dallim, i cili nuk ka respekt për dinjitetin njerëzor apo për të drejtën e vendit tuaj për të ekzistuar. Por, edhe populli im e di se kur ka vendosmëri, këmbëngulje dhe qëndresë, nuk ka asgjë që mund të pengojë vullnetin e një populli për liri.

Në letrën e publikuar në Twitter nga Osmani, thuhet se Kosova do të jetë me Ukrainën deri sa ajo ta fitojë luftën.

Në këtë frymë, sot jemi të gatshëm t’ju mbështesim me çdo kapacitet që mundemi dhe kemi vendosur menjëherë sanksione ndaj Rusisë. Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të lidhjes sonë të miqësisë dhe të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë. Kam besim se një ditë do të ulemi të barabartë në familjen europiane, jo vetëm duke bashkëjetuar në paqe, por duke lulëzuar në liri, prosperitet dhe demokraci. Ne jemi me ju në shpirt, ne jemi me ju në veprim dhe do të jemi me ju derisa Ukraina të fitojë.

Osmani i shprehi Zelenskyt edhe mirënjohjen e Kosovës për ushtarët ukrainas që morën pjesë në misionin paqeruajtës në Kosovë, për të cilin së fundi u ka ndarë edhe Medaljen Ushtarake Presidenciale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy