Berisha takim me Lu para protestës së 13 majit, diskutohet për situatën politike

Berisha takim me Lu para protestës së 13 majit, diskutohet për situatën politike

Dy ditë para protestës së 13 majit, ish-kryeministri Berisha ka pritur në zyrën e tij, ambasadorin amerikan Donald Lu.  

Në kuadër të zgjidhjes së krizës politike gjatë ditës së sotme ish kryeministri Sali Berisha pati një takim në zyrën e tij me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu.

Gjatë takimit Berisha theksoi se situata është shumë kritike sepse sipas tij, kryeministri Edi Rama ka mbushur për qëllime elektorale vendin me drogë, e ka mohuar dhe po e mohon atë.

Pasi ka mbushur institucionet me kriminelë e po i liron nga burgjet dhe e ka mohuar dhe e mohon atë, pasi ka shndërruar administratën, të gjithë punonjësit e administratës dhe ndërmarrjeve publike në trupë elektorale të PS, ka vendosur të varrosë pluralizmin politik në Shqipëri”, citohet të ketë thënë Berisha.

Ne takim u diskutua gjeresisht mbi rendesine e vazhdimit dhe zgjidhjes me dialog te kesaj situate tejet te rende qe perjeton vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy