
Në Kuvend deputetët kanë regauar sot përkitazi me abuzimet seksuale të ditëve në fundit në vend. Në fjalën e saj ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se lajmi i mirë është që hapësira e denoncimeve për rastet është rritur dhe kjo tregon se ka një ndërgjegjësim nga institucionet.
‘’Një në 4 gra besojnë se gruaja duhet të ketë turp të flasë me dikë nëse është përdhunuar. Kur një grua përdhunohet ka ndodhur sepse viktima ka bërë një gabim. Duhet të luftojmë që edhe në media, ku patriarkalizmi i trajton trupat e grave si mall për t’u shitur”.
Sipas saj, vrasja e grave nuk është krim që ka lidhje me pasionin apo xhelozinë.
Ministrja theksoi se duhen marrë masa emergjente në sistemin arsimor në mënyrë që të ulet dhuna.
“Të edukojmë djemtë dhe vajzat kundër patriarkalizmit. Ligji mbi masat kundër dhunës në familje u përforcua e ndryshua në 2018. Lëshimin e urdhrave të mbrojtjes paraprake”.
Ajo tha gjithashtu se gjykatësit duhet të japin dënime maksimale sidomos kur abuzimi seksual ndodh me disa.
“Gjykatësit duhet të japin dënime maksimale sidomos kur abuzimi seksual me të mitur ndodh në bashkëpunim, me dhunë ose shantazh, që i lë pasoja të miturve. Duhet ndërhyrje emergjente në Kodin e Procedurës Penale që përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Si nënë e dy fëmijëve të mitur, si deputete, ministre do angazhohem për ndërhyrje dhe ndihmës ligjore për regjistrin e të dënuarve për këto vepra penale.’’- tha Spiropali.

Po kështu në lidhje me këtë cështje ka folur edhe deputeti Ralf Gjoni, i cili tha se i bashkohet nismës së Spiropalit.
Gjoni me tone të larta është shprehur se ata persona nuk meritojnë që të jetojnë. Teksa tha se përdhunimi dhe ngacmimet sekusale nuk janë një problem i Shqipërisë, por i shoqërisë.
“Ajo vajza doli dhe protestoi nudo. Unë e mirëkuptoj edhe e përshëndes. Ajo sensibilizoi dhe hapi një debat për të gjithë. Krimet seksuale duhen dënuar. Unë si baba do doja që këta mos jenë më në jetë sot nuk meritojën të jetojnë. Nuk mëeritojn të jenë qytetarë që shkojnë dhe shantazhojnë një vajzë të mitur me vido intime.
Ne duhet të jemi të pamëshshëm për keta. Ky nuk është një propblem i shtetit shqiptar por është shqëror. Rasti i minorenes duhet të na prek të gjithë. Unë i them bravo për nismën Spiropalit dhe i bashkohem nismës së saj,” tha Gjoni.



