Ish-drejtuesi i departamentit në PD: Parti e shitur. Arkitektët e së keqes u kthyen sërish

Ish-drejtuesi i departamentit në PD: Parti e shitur. Arkitektët e së keqes u kthyen sërish

Ish-drejtuesi i Departamentit për të Përndjekurit në PD, Tomor Alizoti ka shpërthyer në akuza të forta për PD-në, duke e quajtur parti e qendrës së djathtë të shitur. Ndërkohë që sot mbahej seanca e parë plenare për këtë legjislaturë, Alizoti ka denoncuar atë që e quan “kthimin e arkitektëve të së keqes edhe njëherë në këtë vend”.

Ish-drejtuesi i Departamentit për të Përndjekurit në PD, numëron vuajtjet e gjithë të përndjekurve të vendit, të atyre që u varën në litar e mijëra të tjerëve që thërritën për liri e demokraci, duke theksuar se sot shqiptarët kanë sërish në krye një ministër të Brendshëm, dikur hetues dhe sekretar të Rinisë Komuniste.

REAGIMI I ALIZOTIT

Arkitektet e të keqes u kthyen sërish në këtë vend. Ata ishin, por sot ata janë sërish në majat e shtetit shqiptar. A thua do kishte dalë të brohoriste Arben Broci, ‘Liri Demokraci’, sikur të shihte të ardhmen ku eprorët më të lartë, të cilët i morën jetën u kthyen më të fortë se kurrë?

A do protestonte ai, a do duronin vuajtjet mijëra të burgosur, a do ta pranonin litarin shumë burra fisnikë të këtij kombi? A do jenë të qetë trupat e humbur nëpër tokën e vuajtur shqiptare? A vlejtën lotët, dhimbjet për fëmijët e tyre të mbyllur nëpër kafazet e komunizmit?

Kur sot, pikërisht sot, Sekretari i Rinisë Komuniste, Hetuesi, është Ministri i Brendshëm i Republikës Popullore Socialiste, sot mbi shpirtrat e gjallë dhe të gjallëve me shpirtra te vdekur.

Me një parti të qendrës së djathte TE SHITUR.

Sot këta do të drejtojnë tempullin e demokracisë shqiptare e shoqërinë shqiptare.

Nga Ausshvici shqiptar, pikërisht nga këtu ka filluar e djathta e dëshira për liri, nga këtu do fillojë dhe qëndresa jonë. Hapja e e parlamentit shqiptar eshte turpi me i madh i kombit dhe i te djathtes shqiptare.

Jemi sot pikerisht në Spac per t’ju kujtuar ekzekutuesve dhe bijeve te tyre, por edhe partise se qendres se djathte, perfaqësuesit e te ciles nuk e kane marre asnjehere mundimin te shohin vendin e vuajtjeve te shqiptareve. Ky vend u ndertua per ata qe mendonin ndryshe. Dhe sot perfaqesojnë Shqipërinë ata qe i dhunuan, ata te cilët menduan dhe luftuan ndryshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy