Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi: Votim dhe numërim elektronik në bashkitë Vorë, Kamzë dhe Elbasan

Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi: Votim dhe numërim elektronik në bashkitë Vorë, Kamzë dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot që të zbatojë procedurën për votimin dhe numërimin elektronik në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit për bashkitë Vorë, Kamzë dhe Elbasan.

Në mbledhjen e sotme, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, shqyrtoi projektvendim për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023, në bashkitë Elbasan, Kamzë dhe Vorë.

Pas shqyrtimit palët ranë në dakordësi, ndërsa vendimi erdhi pas shtesës së fondit të qeverisë për KQZ.

Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i KQZ bëri parashtrimin e vendimit ku theksoi se ky projekt pilot do të aplikohet në 335 qendra votimi në këto 3 bashki.

“Për realizimin e këtij projekti KQZ i kërkoi Kuvendit dhe qeverisë një fond me vlerë 3 miliard e 236 milionë. Nëpërmjet Ministrisë së Financave KQZ u njoftua se kemi marrë një fond me vlerë 800 milionë lekë për zgjerimin e votimit elektronik në zgjedhjet e  e 14 majit 2023.

Gjithashtu, u miratuan procedurat dhe kriteret e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore në komisionet e zonave të administrimit zgjedhor, komisionet e qendrave të votimit dhe vendet e numërimit të votave nga KZAZ. 

Komisioneri plotësoi vakancat e krijuara si më poshtë vijon:

-          këshillin e bashkisë Librazhd me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Flutur Kojku; 

-          këshilli i bashkisë Durrës me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Demokracia Sociale të Shqipërisë, zj. Ticjana Verori;  

-          këshillin e bashkisë Durrës me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Luljeta Metani; 

-          këshillin e bashkisë Durrës me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Arbër Elmadhi; 

-          këshillin e bashkisë Berat me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Gjergji Daja; 

-          këshillin e bashkisë Dibër me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Dritan Salkurti. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy