
Në Kosovë po mbahen zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008.
Gazetari Sebastjan Zonja nga Prishtina në një lidhje me studion e lajmeve në MCN TV ka bërë me dije se votimi ka nisur në të gjitha qendrat në orën 07:00 dhe deri tani kanë votuar rreth 15% e qytetarëve me të drejtë vote.
Ai tha se deri tani votimet kanë vijuar normalisht pa incidente, ndërsa theksoi se përflitet se favorit është Albin Kurti nga Vetëvendosja, e ndjekur nga Bedri Hamza nga PDK, forcë e tretë Lumir Abdixhiku i LDK-së, më pas Ramush Haradinaj i AAK.
Sipas tij rreth 2 orë pas mbylljes së kutive të votimit pritet të dalë dhe rezultati i zgjedhjeve.
Pjesëmarrja deri tani është në kuota normale 10-15% e votuesve deri tani, ndërsa në mesditë mund të shkojë deri në 50-60% e qytetarëve. Kemi disa qendra votimi që i kemi parë nga afër në Prishtinë dhe kemi pasur pjesëmarrje normale, madje mund të thosha të ulët deri tani.
Incidentet kanë qenë të thjeshta, normale për qendrat e votimit, nëse lejohet të shkojë i vetëm apo i shoqëruar një i moshuar, ka pasur një incident që është folur nga opozita ku një aktivist i Vetëvendosjes ka shkuar në qendër të votimit duke bërtitur, pra kanë qenë incidente të kësaj natyre që janë raportuar por nuk janë regjistruar.
Sa i përket Veeriut të Kosovës kemi disa subjektet politike serbe që garojnë. Ulëset e deputetëve serbë janë të sigurta ata do i marrin 10 ulëset e veta, por ka dhe një garë mes subjekteve serbe. Ka 2-3 deputetë që mundtë dalin përtej listës serbe. Situata ka qenë e qetë dhe në votimet në veri të Kosovës, shumica i janë drejtuar kutive të votimit dhe të gjithë janë të lirë për të shprehur vullnetit e tyre.
Nga ajo që deri më tani kemi marrë informacion nga zyrtarë të ndryshëm politikë ka njëlloj renditje ku forcë e parë mund të renditet Vetëvedosja, PDK forcë e dytë, LDK e tretë e me radhë. Mbetet për tu parë se çfarë do ndodhë me formimin e qeverisë. Partia e parë merr dhe mandatin e kryetarit.
Diskutimet janë mes koalicionit opozitar që mundtë fitojë përballë Vetëvendosjes e cila pritet të dalë forcë e parë, flitet dhe për një koalicion të saj me subjekte të tjera politike. Rreth 2 orë pas mbylljes së kutive të votimit pritet të dalë dhe rezultati i zgjedhjeve.



