Zgjedhjet për kreun e LSI-së, Meta: Të rrisim shpresën se Shqipëria është vend me të ardhme

Zgjedhjet për kreun e LSI-së, Meta: Të rrisim shpresën se Shqipëria është vend me të ardhme

Tre kandidatët për kryetar të LSI-së kanë zhvilluar sot një takim me strukturat e degës së Tiranës, ku prezantuan platformat e tyre në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 6 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij, kryetari aktual, Ilir Meta, u shpreh se në çdo vendim i LSI-së duhet të lidhet me interesin e publikut dhe të ardhmen e vendit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të ketë vetëm një ideologji: interesin e publikut të gjerë dhe duhet të ketë vetëm një aleat për këtë çështje që është transparenca me qytetarin. Në çdo vendim dhe në çdo veprim ne udhëhiqemi nga dëshira për të rritur shpresën se Shqipëria është një vend me të ardhme dhe e ardhmja e Shqipërisë, rinia e saj do të qëndrojë këtu. Kjo është detyra jonë dhe unë do t’i shërbej kësaj me përkushtim maksimal gjatë katër viteve të ardhshme”, tha Meta.

Ndërsa, kandidati tjetër Shezai Rrokaj theksoi se LSI-ja ka qenë forca politike që për stabilitetin e vendit ka pranuar aleanca edhe kundër natyrës së saj politike. “Kemi qenë forca politike që për stabilitetin e vendit, kemi pranuar aleanca edhe kundër natyrës së forcës sonë politike, sepse kemi vlerësuar se në radhë të parë përtej interesave tona politike janë interesat e qytetarëve dhe të vendit. Por, këto aleanca duhet të jenë të kujdesshme dhe duhet të bëhen mbi baza programore, të përputhshmërisë së programeve politike, të cilat do të bëhen pastaj pjesë të mandatit qeverisës”, tha ai.

Ndërsa kandidati Përparim Spahiu tha se ka ardhur koha që LSI-ja të ketë rol udhëheqës në politikën shqiptare.

“Ka ardhur koha që Lëvizja Socialiste për Integrim, që është e vetmja forcë politike që rritet çdo ditë, të ketë një rol parësor dhe një rol udhëheqës në politikën shqiptare dhe në shoqërinë shqiptare”, tha  Spahiu.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy