Sejamini: Rreziku më i madh për Shqipërinë krimi dhe korrupsioni, jo protestat e opozitës

Sejamini: Rreziku më i madh për Shqipërinë krimi dhe korrupsioni, jo protestat e opozitës

Analisti Neritan Sejamini në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV  ka komentuar për protestat e opozitës para bashkisë lidhur me dosjen 5D.

Ai tha se opozita ka bërë gabim të madh që i merr seriozisht deklaratat e ambasadorëve dhe që u përgjigjet atyre, ndërsa theskoi se rreziku më i madh për Shqipërinë është krimi dhe korrupsioni dhe jo protestat e opozitës.

Ambasadorët nuk do reagonin në vendet e tjera për protestat siç ndodh tek ne, por kjo ndodh sepse ne jemi një vend i pazhvilluar, me demokraci i pa konsoliduar. E dyta shqetësimi i ambasadorëve reflekton një shqetësim atë të vetmin që kanë të huajt për Shqipërinë. Deklaratat e ambasadorëve reflektojnë shqetësimin stabiliteti.

Në momentin që shohin rrezik për një destabilizim apo të politikës shqiptare ata reagojnë për ti hedhur ujë zjarrit në momentet e para. Opozita ka bërë gabim të madh që i merr seriozisht këto deklarata dhe që u përgjigjet këtyre deklaratave. Kjo tregon një farë papjekurie politike, anashkaloje merru me gjërat e tjera.

Në këtë kuptim roli që ju japim atyre nuk është kaq i madh, por strategjia më e mirë e opozitës është të injorojë deklaratat e ambasadorëve. Rreziku më i madh që ka sot Shqipëria, demokracia e Shqipërisë, rendi është krimi dhe korrupsioni dhe jo protestat e opozitës. krimi dhe korrupsioni që kanë kapur ekonominë, politikën dhe janë rrezik i jashtëzakonshëm dhe ambasadorët mundtë falsin nga mëngjesi deri në darkë për këto.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy