Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha në një konferencë për mediat të mbajtur sot tha se ndodhemi përballë një “përpjekje sa absurde po aq edhe tinzare për të ndërtuar struktura paralele me SPAK-un”.
E para, ndodhemi para një përpjekje sa absurde aq edhe tinëzare për të ndërtuar struktura paralele. Me të njëjtin zell siç ndërtohen dhe financohen strukturatparalele në veri të Kosovës. Por është e pakuptueshme kur kjo ndodh në një vend i cili ka detyrime të qarta të veprojë, detyrime të cilat nuk po i zbaton, detyrime karshi qytetarëve të vet, detyrime karshi aleatëve të vet, detyrime ndaj të sotmes dhe të nesërmes së vendit, detyrime ndaj sigurisë kombëtare. Struktura e parë paralele që është paalajmëruar që në janar është një komision monitorimi për SPAK-un. Ka ngritur sërish kokë kjo ide mbrëmjen apo ditën e djeshme dhe vazhdon të qarkullojë me kokëfortësi si një përpjekje absurd anti-kushteuese, për të vendosur nën kontroll politikë të vetmen instancë e cila duket se është pjesërisht jashtë kontrollit të qeverisë. E kanë barë në një mënyrë tinëzare, e kanë hedhur njëherë poshtë rrogozit, e pastaj janë përpjekur ta zhbëjnë, është tërhequr lajmi nga disa portale, ka mbetur në disa të tjera. Dua të përsëris edhe një herë në mënyrë të qartë dhe të prerë që Partia Demokratike qëndron fuqimisht kundër çdo përpjekje të kësaj mazhorance, me çfarëdo lloj aleatësh të fshehur apo jo, në pazar apo jo për të filluar presionet e hapura institucionale kundër SPAK-ut”.
Strukturë paralele ndërkohë në Parlament për të zëvendësuar Komisionin Bipartizan të Reformës Zgjedhore. Një strukturë memece, sekrete, e paaksesueshme nga media.
Këto janë dy struktura të qarta paralele të cilat janë produkt i pazareve të nëndheshme dhe që janë produkt i shërbimit të verbër të interesave të Edi Ramës dhe i çdokujt që me lakun në fyt apo me shpresa të rreme bën patericën e Edi Ramës, por janë kundër interesave të shqiptarëve. Jo vetëm interesave të demokratëve, por kundër dhe të interesave të shqiptarëve”.



