Studentët e Tiranës protestuan pasditen e së martës në mbashtetje të studentëve të Shkupit, të cilët prej muajsh kërkojnë t’u njihet e drejta për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe.
Me moton “Gjuha shqipe nuk negociohet” dhe “Shqiptaria është me Shkupin”, studentët thanë se reagimi do të jetë edhe më i fortë nëse situata nuk ndryshon.



