Programi bonusit, ministrja Manastirliu: Plotësojmë nevojat me mjekë specialistë

 në spitalet rajonale

Programi bonusit, ministrja Manastirliu: Plotësojmë nevojat me mjekë specialistë

 në spitalet rajonale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi spitalin rajonal të Beratit, ku sot ka nisur punën një mjeke kardiologe nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza përmes programit të bonusit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ne po zbatojme 2 programe shumë të rëndësishme për të plotësuar mungesat e mjekëve specialistë në spitalet rajonale, patronazhimin dhe bonusin, per ta sjelle sherbimin aty ku jane nevojat. Jemi sot ne spitalin rajonal të Beratit me dr. Eritinka Shuperken, e cila ka ardhur nga Qendra Spitalore nene tereza per te punuar me kohe te plote 24/7 ne spitalin rajonal te Beratit perkundrejt pageses se bonusit. Sigurisht kjo eshte nje zgjidhje e qendrueshme qe zgjidh edhe urgjencat kardiologjike per gjithe kete zonë”, u shpreh Ministrja.

Sipas Manastirliu, plotesimi i boshlleqeve te krijuara per shkak te politikes se gabuar te bllokimit te specializimeve 4 vite me pare nuk mund te zgjidhen me nje te rene te lapsit por politikat incenivuese te qeverise siç është bonusi deri në 2.5 milion lekë plus pagën, për te nxitur mjeket te punojne ne spitalet ku ka nevoja per specialiste, po japin rezultate.

Paralelisht po fuqizojmë spitalet rajonale me investime në infrastrukturë dhe aparatura mjekësore, për të garantuar shërbim me cilësi sa më afër vendbanimit të qytetarëve”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Spitali rajonal i Beratit kishte nevojë emergjente për mjekë kardiologë për të përballuar fluksin e urgjencave të zemrës.

Pranova të vij nga QSUT në Berat pasi mendoj se është deryrim i çdo mjeku te japë shërbim ku kanë nevojë njerëzit por edhe bonusi i vendosur nga Ministria e Shëndetësisë është një pagesë e konsiderueshme”, tha mjekja kardiologe Eritinka Shuperka.

Për shefin e shërbimit të Urgjencës dr. Arben Konomin, ardhja e mjekes kardiologe do të zgjidhë shumë urgjenca që më parë dërgoheshin në Tiranë. Drejtori i spitalit rajonal të Beratit Eduart Bejko u shpreh se plotësimi i nevojave të spitalit do të vijojë shumë shpejt edhe me ardhjen e një mjeku specialist neurolog, specialitet për të cilin ky spital ka shumë nevojë. Pas spitalit të Kukësit dhe Beratit, nevojat me mjekë specialistë kanë nisur të plotësohen edhe në spitalin rajonal të Dibrës dhe Korçës ku po japin shërbim mjekë anestezistë për të cilët këto spitale kishin nevojë emergjente.

Paralelisht me programin e bonusit, po zbatohet programi i patronazhimit, ku mjekë nga spitalet universitare të Tiranës po japin shërbim periodikisht sipas një grafiku të caktuar për të plotësuar nevojat e spitaleve rajonale, deri në daljen e 300 mjekëve të parë specialistë në vitin 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy