Investimet shkojnë në jug, Rama: Një gjë kam për t'u thënë maskarenjve që i bien asaj daulles

Investimet shkojnë në jug, Rama: Një gjë kam për t'u thënë maskarenjve që i bien asaj daulles

Gjatë takimit me qytetarët e Laçit ku po zhvillonte ndalesën e radhës në bashkëbisedimin me qytetarët kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet pas pretendimeve se pjesa më e madhe e investimeve shkon në jug të vendit, 

Ndarja e vendit në Veri e Jug duket se ka acaruar kreun e qeverisë, i cili ka folur për “maskarenj” që tentojnë të bëjnë politikë për të goditur qeverinë e për ta prezantuar atë si një maxhorancë të interesuar vetëm për mirëqënien e shqiptarëve që jetojnë në jug të vendit.

Por kryeminitri rama ka theksuar se nga 4 projektet e mëdha të programit prej 1 miliard shkojnë në veri.

"Një gjë kam për t'u thënë të gjithë atyre maskarenjve që i bien asaj daulles, veriu-jugu, jugu-veriu, këta s'duan veriun. Nga programi 1 miliard për rindërtim, që ka 4 projekte. Ku janë? Thumanë-Kashar, ça i bie? Jug? Milot-Balldren, Rruga e Arbrit, çfarë është, jug? I vetmi projekt i pjesë së rrugëve për jugun, është ai nga dalja e Vlorës deri në Llogara, nga ana financiare është segmenti më pak i kushtueshëm. Më shumë se 70% e fondeve të këtij programi që shkojnë nga Tirana e lartë, kjo është për maskarenjtë që i bien kësaj daulleje", tha Rama.

Gjatë bisedës me qytetarët kryeministri Edi Rama ka kërcënuar drejtorin e Hipotekës, pasi tha se nëse ai nuk zgjidhte problemin e qytetarit deri nesër pasdite, do ti niste lajmin që nuk do ishte pozitiv.

Qytetari u ankua para kryeministrit se kishte një problem me shtëpinë se nuk e hipotekonin duke i thënë se kam probleme.

Por në atë kohë ka ndërhyrë drejtori i Hipotekës duke thënë se ka një mbivendosje në hart, Mirë po kjo gjë nuk e ka qetësuar kryeministrin duke i kërkuar drejtorit që ti zgjidhë problemin dhe ti jap çertifikatën. "Nesër ne mëngjes zotëria do vij që të të takoj.  Do çosh ekspertët të shikojnë, shko zgjidhe dhe jepi certifikatën. Dhe deri në pasdite duhet që të zgjidhet dhe të më vij lajmi mua. Po nuk erdhi lajmi nga ty tek unë do vij lajmi nga unë tek ti dhe nuk do jetë pozitiv", deklaroi kryeministri.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy