Kryedemokrati Lulzim Basha përkrahu protestën e organizuar ditën e sotme gazetarët në hyrje të Kuvendit në lidhje me sulmet ndaj mediave, teksa po mbahet seanca parlamentar.
Duke folur për mediat Basha tha se sot jetojmë në një ambient mediatik tërësisht të kontrolluar nga politika.
Demi duhet kapur nga brirët dhe brirët janë konflikti i interesit mes politikës dhe medias.
Duhet një qëndrim i qartë dhe i prerë se sa do të jetë presioni i politikës mbi pronarët e medias, pronarët e medias nuk bëjnë dot gjë po ndeshën në murin e rezistencës së gazetarëve.
Liria e medias dhe gjyqësori i pavarur janë dy shtyllat e një shoqërie të pavarur, kjo do të jetë e pamundur sa kohë nuk ka një media të lirë dhe gjyqësor të pavarur.
Kërkoj dhe shty gjithë mediat shqiptare, punonjësit e medias të vazhdojnë këtë aksion, ndërsa politikës, kush do të përkrahë mediat, e ftoj ta kapi demin nga briri.



