Shkarkimi i Alfred Ballës/ KLP zgjedh kryetarin e ri, Mirela Bogdani kandidatja e vetme

Shkarkimi i Alfred Ballës/ KLP zgjedh kryetarin e ri, Mirela Bogdani kandidatja e vetme

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon një mbledhje ku do të diskutohet në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të KLP, vend i mbetur vakant pas shkarkimit të ish kryetarit Alfred Balla.

Kandidate e vetme për postin është Mirela Bogdani, e vetmja që ka prezantuar platformën e saj.

Anëtarja e KLP, Nurihan Seiti, është shprehur se e vlerëson figurën e Bogdanit, por do të dëshironte që në garë të kishte konkurrencë.

Jemi njohur me një kërkesë për mbledhje urgjente për funksionimin më të mirë të KLP duhet të zgjidhet kryetari i ri.

Këshilli duhet të jetë funksional, nuk është hera e parë që kalohet një periudhë kohore ku mbaroi mandati i zotit Ibrahimi dhe zoti Balla mbajti posti e zëvendësit derisa u shpalosën të gjithë platformat.

Më duket se do të ketë një pikëpyetje për këtë mbledhje të Këshillit. E vlerësoj Bogdanin por do të doja që të kishte konkurrencë për ti dhënë një sharm KLP, me pjesën e konkurimit.

Nuk e di si do funksionojë. Unë dhe zoti Bazaj jemi plotësisht në atë pjesën tonë të tërheqjes prej kohës dhe doja ti thoja këto gjëra. Zgjedhja e kryetarit të KLP është i rëndësishëm, është përfaqësuesi jonë dinjitoz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy