Gjykata e Tiranës shtyn seancën për banorët e Unazës, Balliu: Është gjyq politik (VIDEO)

Gjykata e Tiranës shtyn seancën për banorët e Unazës, Balliu: Është gjyq politik (VIDEO)

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për javën e ardhshme seancën gjyqësore ndaj banorëve të Unazës së Re ku mes të akuzuarve është edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.

Ish-deputeti Balliu ka folur për mediat jashtë dyerve të gjykatës, duke e cilësuar si një gjyq politik.

Balliu është shprehur se nuk është e drejtë që banorët të jenë në burg ndërkohë që ata që I kanë vjedhur shijojnë jetën jashtë.

Ndër të tjera ish-deputeti ka akuzuar qeverinë si i ka prishur shtëpitë banorëve për të ndërtuar vilat e oligarkëve.

“Më 25 prill Edi Rama do të ndëshkohet siç nuk është ndëshkuar askush” është shprehur Balliu.

“Këto janë gjyqe politike. Këta kanë bërë me mijëra dosje e qindra procese gjyqësore, që do na duheshin katër breza për t’i bërë. Unë personalisht kam mbi 400 procese gjyqësore. Kjo bëhet vetëm për të detyruar gjykatën që t’i quajë banorët e Unazës “përsëritës”. Këta qytetarë po futen nëpër burgje, po ku janë ata që kanë vjedhur. Nuk është normale që ata të shijojnë jetën dhe këta qytetarë të futen në burg. Këtu na mbajnë nëpër gjyqe, çdo ditë jemi këtu te gjykata. Çdo ditë qytetarët po përballen me padrejtësinë. Ata iu prishën shtëpitë qytetarëve që të ndërtonin vilat oligarkët. Çështja e Unazës do të mbyllet vetëm kur përgjegjësit të jenë në burg.

PD ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë me banorët e Unazës, sepse është me të drejtën. Ne do ta arrijmë këtë, duke larguar Edi Ramën. Më 25 prill Edi Rama do të ndëshkohet siç nuk është ndëshkuar askush. Më 26 prill do duhet të mbyllet në zyrë me avokatët dhe të përballet me drejtësinë. Nuk ka gjë që e ndal votën kundër Ramës, s’ka gjë që e ndal këtë uragan. “Rama ik” është interes kombëtar. Largimi i Ramës nuk është çështje politike, por interes kombëtar, sepse ky njeri është fatkeqësi kombëtare, që i ka lënë qytetarët të vdesin dyerve të spitaleve, i ka lënë gratë në grevë urie. Këtij absurditeti dhe narkoshteti i ka ardhur fundi. Koha që qytetarët të futen nëpër burgje ka marrë fund, tani është koha që politikanët të futen në burg”, tha ish-deputeti Balliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy