Soko: PD ka momentin për të krijuar një realitet të ri politik (VIDEO)

Soko: PD ka momentin për të krijuar një realitet të ri politik (VIDEO)

Analisti Pano Soko tha në studion e MCN Live se dialektika e prodhuar në partinë do duhet patjetër të çohet përpara. 

 

Sipas Sokos, PD-ja ka momentin për të krijuar një realitet të ri politik. 

 

Ervin Salinaji prodhoi një realitet të ri në PD, pavarësisht se eksponentët e lartë të PD u munduan ta fshihnin. Duke nisur që nga ajo kafja e parë, e deri më mbrapa ka krijuar një realitet të ri brenda PD. Ekspozoi nevojën që ka PD, dhe presionet që vijnë nga njerëz brenda PD, që nuk janë fort të dukshëm në PD. Hapja e kraterit tregon që llava po zien. E dëgjova Nokën që thoshte këtu e ka sjellë Sueli e Ben Qimja. Këto janë tentativa të dëshpëruara të kastës së vjetër të PD për të mbajtur me thonj dhe atë pak që ka mbetur në PD kur vjen puna te pushteti personal.

 

Brenda PD nuk kishte dalë ende një zë që ta pranonte. Kur debati është i sinqertë askush nuk mban dorën.

 

Flamur Noka do shpikë se do të dojë të mbrojë veten. Kështu përplasjesh kemi pasur dhe në shkuarën.

 

Kam nevojë për produktin që do vijë nga PD. 

 

Kjo dialektikë e prodhuar do duhet patjetër të çohet përpara. PD ka momentin për të krijuar një realiet të ri politik, për ta pranuar. 

 

Flamur Noka po e sheh veten të kërcënuar se po e vrasin politikisht.

 

Adriatik Lapaj hallin e vërtetë ka Berishën dhe Nokën. 

 

Nëse do të ketë lidership të ri, do jetë i parë që do zgjasë dorën dhe do të thotë hajde të mundim Ramën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy