
Kuvendi miratoi sot me votat e maxhorancës buxhetin e vitit 2019.
Me 76 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim, maxhoranca i ka hapur dritën jeshile buxhetit të vitit të ardhshëm.
Njësoj si javët e fundit, opozita nuk ishte e pranishme në seancë.
Opozita e bashkuar i ka bojkotuar seancat dhe mbledhjet e komisioneve, ku është diskutuar projektbuxheti.
Në tryeza bashkëbisedimi të mbajtuara me ekspertë paralelisht me seancat dhe mbledhjet e komisioneve, demokratët e kanë kundërshtuar buxhetin e hartuar nga qeveria.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin se me këtë buxhet po legjitimon vjedhjen e taksave të paguara nga qytetarët shqiptarë.



