Në kërkim për shkelje të ligjit të drogave, kapet në Morinë për t’u ekstraduar në Mal të Zi

Në kërkim për shkelje të ligjit të drogave, kapet në Morinë për t’u ekstraduar në Mal të Zi

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Mali të Zi, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Shkelje e ligjit të narkotikëve”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Aleksandar Vukicevic, 33 vjeç, banues në Podgoricë, Mali i Zi.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Podgorica, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Podgoricë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e ligjit të narkotikëve”,  parashikuar nga legjislacioni penal i Malit të Zi.   

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Malit të Zi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet malazeze, vijon procedurat për esktradimin e këtij shtetasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy