Prej 5 muajsh, ilaçi Fludara që kuron leuçeminë mungon në spitalet e vendit.
Ka qënë kjo deklarata e deputetes së PD-së Albana Vokshi, e cila ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj se shkak për këtë mungesë është bërë largimi i kompanisë që merrej me futjen në treg të këtij ilaçi dhe dhënien e ekskluzivitetit të importit një miku të tij.



