
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat jashtë selisë së PD më herët tha se do të bëjë një denoncim në polici pasi në zyrat e kryetarit të forumit Rinor të PD-së janë vjedhur sende të tijat personale. Sipas Këllëçit disa persona të armatosur brenda selisë kanë intimiduar të rinjtë e PD-së.
Ndërkohë burime për MCN bëjnë me dije se Këlliçi ka shkuar në polici për denoncimin.
“Është vjedhur zyra e kryetarit të forumit Rinor të Partisë Demokratike. Përgjegjës bëj drejtpërdrejtë Lulzim Basha pasi nuk e ka askush kurajon të hapë dhe të shklyej portat e zyrës së një zyrtari në Partinë Demokratike. Në zyrën time janë vjedhur sende të mijat personale dhe disa USB të mija personale.
Gjatë kohës që kam qënë në duke parë zyrën me të rinjtë e Partisë Demokratike, kanë ardhur persona dhe më thanë se janë intimiduar nga persona të armatosur brenda Partisë Demokratike. Nëse mendojnë se do t’i stepin të rinjtë e Partisë Demokratike e kanë shumë gabim”, tha më herët Këlliçi.



