
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe Nisma Thurje, shpallën sot koalicionin për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Koalicioni i ri do të mbajë emrin “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Në fjalën e mbajtur për mediat kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj tha se motivi i koalicionit është Shqipëria mbi partinë dhe do mbështetet drejtësia në të gjitha dimensionit.
Pjesë e koalicionit është edhe Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë, me kryetar Marjus Malaj.
Lapaj tha se mbetet i hapur në këto 48 orë që subjekte të tjera t’i bashkohen koalicionit.
Ndër të tjera në fjalën e mbajtur Adriatik Lapaj u shpreh:
“Motivi i gjithë koalicionit do jetë Shqipëria mbi partinë. Kam kënaqësinë të nënshkruaj këtë marrëveshje me Nismën Thurje Endri Shabani, dhe Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë, me kryetar Marjus Malaj. Uroj që në këto 48 orë që kanë mbetur të shtohen edhe subjekte të tjera që duan të negociojnë. Koalicioni do koordinohet më një këshill koordinues të përbashkët. Koalicioni do funksionojë me vendime që do merren në mënyrë kolegjiale. Ky është një koalicion pro drejtësisë. Do jemi me çdo kosto në krah të drejtësisë dhe do ta mbështesim në të gjitha dimensionet. Ky koalicion u ofron qytetarëve një alternativë për të zgjedhur realisht një ndryshim të Shqipërisë”.



