Zgjedhjet e ardhshme lokale/ Meta: Do bashkëpunoj ngushtë me PD

Zgjedhjet e ardhshme lokale/ Meta: Do bashkëpunoj ngushtë me PD

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në konferencën e sotme për media ka deklaruar se do të bashkëpunojë ngushtë me Pastrinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme lokale.

 Meta konsideroi se zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë një triumf i llogaridhënies.

Së pari njëherë nuk e di se ç’janë këto fragmente në PD. Mendoj se ka një PD dhe vetëm një dhe është një parti me shumë kontribute për historinë e Shqipërisë.

Dhe do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD-në, që është vetëm një. Siç është mbarë populli opozitar një dhe vetëm një. Koha e përgjumjes së PD ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. 7 korriku ora 19:00 ishte tregues i qartë i këtij zgjimi, i vlerave më të mira me të cilat është themeluar PD.

Kështu që do të bashkëpunojmë shumë ngushtë për reformën territoriale, edhe me PS sepse kjo është një reformë për njerëzit, s’ka si të jetë ndryshe. Se në këto shifrat 2/3 e shqiptarëve që jetojnë me 5.5 dollarë ka edhe hallexhinj edhe socialistë, se jo të gjithë kanë skafe miliona euro për të harxhuar 1 milionë e 2 milionë në resorte luksoze. Kështu që do të bashkëpunojmë me të gjithë për reformën territoriale.

Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë triumf i rivendosjes së llogaridhënies.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy