Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel/ Lajçak: Kryenegociatorët të vijnë me mendje të hapur drejt zgjidhjes

Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel/ Lajçak: Kryenegociatorët të vijnë me mendje të hapur drejt zgjidhjes

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në fund të kësaj jave do të ketë edhe një rund tjetër të bisedimeve me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

I dërguari i posaçëm i BE-së , shtoi se pret që të dyja palët të vijnë në takimin këtë javë me një “mendje të hapur”.

Në fund të kësaj jave do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh për të gjetur një zgjidhje të përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës.

Pres që të dyja palët të vijnë në takim me një mendje e hapur, qasje fleksibël, e orientuar drejt zgjidhjes dhe e bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme.

Më 4 prill, Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, priti kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një rund tjetër diskutimesh për të adresuar implikimet e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme, për komunitetin serb të Kosovës.

 Ky ishte takimi i katërt për këtë temë në pesë javët e fundit. 

Zyrtarë të BE-së kanë deklaruar më herët se një zgjidhje e përhershme duhet të negociohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy