
Moderatori tregoi edhe një episod me Ramën, për herën e parë që i ka vajtur në emisionin "Opinion". Fevziu tha se Rama ishte paraqitur 3 orë para intervistës, dhe me një hekur në dorë, drejtonte ndriçimin nga vetja.
Unë e kam bindje, që zgjatja në pushtet nuk është lajm i mirë për askënd. Por Rama është mjeshtër i madh, e tregojnë të tillë edhe për lobimet. Rama ka qenë ndryshe, iku nga modeli i politikanit strikt dhe serioz.
Ai paralajmëroi një epokë të tij që nuk na ra në sy në momentin e parë. Kur më erdhi mua në emision për herë të parë, më morën në telefon të shqetësuar, sepse kishte ardhur tre orë para dhe drejtonte me një hekur ndriçimin nga vetja…



