Meta: Jam i shqetësuar për lirinë e medias, qeveria të tërheqë anti-shpifjen

Meta: Jam i shqetësuar për lirinë e medias, qeveria të tërheqë anti-shpifjen

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit nga organizata “Reporterët pa Kufij” mbi lirinë e medias, ku Shqipëria ka rënë me dy vende krahasuar me vitin e kaluar.

Kreu i shtetit, ashtu si organizata e vendos theksin te paketa anti-shpifje, që sipas tij do ta përkeqësojë më keq situatën në të cilën ndodhet sot media dhe gazetarët në Shqipëri duke i kërkuar qeverisë që të tërhiqet.

"Thellësisht i shqetësuar nga regresi i Shqipërisë vit pas viti në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias. Përkeqësimi në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve vjetore të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, është i papranueshëm dhe kërkon një përgjigje dhe reagim të menjëhershëm nga të gjithë. Mbështes plotësisht paralajmërimin e “Reporterëve pa kufij” se e ashtuquajtura paketë “anti-shpifje” do ta përkeqësojë më keq situatën në të cilën ndodhet sot media dhe gazetarët në Shqipëri.

I bëj edhe njëherë thirrje qeverisë të tërhiqet dhe të rishikojë paketën e ligjeve të miratuara, që siç tërheq vëmendjen organizata botërore e gazetarëve, dhe ashtu siç kam paralajmëruar:

- Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik;

- Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit;

- Është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;

- Shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut, shtyllë e pazëvendësueshme për një shoqëri moderne demokratike, dhe tepër jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike. Shqetësimi i “Reporterëve pa kufij” se përdorimi i fatkeqësisë së tërmetit, dhe të pasojave të rënda që ka sjellë pandemia COVID-19 nuk mund të justifikojnë cenimin e lirisë së medias, kërkon reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.

Me ketë rast, shpreh mirënjohjen e thellë dhe solidaritetin e plotë për punën e shkëlqyer heroike të mediave, gazetarëve dhe stafeve të tyre mbështetëse nga vija e parë e raportimit, në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, si dhe përsëris thirrjen për të mos i braktisur në këto momente tepër të vështira!

Duke shprehur solidaritetin e plotë me të gjithë gazetarët, veçanërisht ata të cënuar në misionin e tyre në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik, theksoj se regresi në drejtim të lirisë dhe pavarësisë së medias është i papranueshëm dhe tepër i dëmshëm për vendin tonë, aspirant për anëtar të Bashkimit Europian" shkruan Meta.

Paketa Anti-shpfije u dërgua në "Venecia" nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE, ndërsa mazhoranca bëri "një hap pas", duke mos e votuar në Kuvend pa marrë parasyh opinion e Komisionit të Venecias.

Shqipëria radhitet në vendin e 84-të, dy vende më poshtë nga një vit më parë, në raportin e sivjetmë të organizatës “Reporterët pa kufij”.

Në raport thuhet në vitin 2019, qeveria shtoi përpjekjet për të kontrolluar medien me arsyetimin e luftimit të lajmeve të rreme. Në dhjetor, shumica qeverisëse votoi në parlament një paketë “anti-shpifje” që shtrëngon rregullimin e medieve në internet.

“Duke kufizuar lirinë e shprehjes, informacionit dhe shtypit si dhe duke qenë në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare, ligjet rrezikojnë të rrisin censurën dhe t’i bëjnë gazetarët më të brishtë përballë trysnisë së qeverisë”, thuhet në raport, duke theksuar se “megjithëse Presidenti i vendit ka vënë veto ndaj tyre, ligjet janë përsëri në parlament”.

Nga mesi i marsit, ligjet duket se janë vënë në pritje pas kritikave nga shtatë organizata për lirinë e shtypit, përfshirë Gazetarët pa Kufij dhe vizitën e Presidentit të Parlamentit Evropian në Shqipëri.

Ligjet, thuhet në raport, do të përkeqësojnë më tej situatën e lirisë së shtypit në një vend ku qeveria rregullisht kufizon qasjen e gazetarëve në informacione zyrtare dhe kontrollon tregun televiziv përmes licencave të transmetimit.

Viti 2019, thuhet në raport, shënoi gjithashtu abuzimin e një situate të krizës për frenimin e lirisë së shtypit. Në kohën e tërmetit shkatërrues, dy gazetarë dhe një aktivist u arrestuan për përhapjen e “lajmeve të rreme” dhe “shkaktimit të panikut”, ndërsa disa media online kritike për veprimet e qeverisë u mbyllën nga organet qeveritare.

Ndërkaq me shpërthimin e krizës së koronavirusit në mars të vitit 2020, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mbrohen, ndër të tjera, nga mediet. Sulmet fizike dhe rastet e shpifjeve të ngritura gjithnjë e më shumë nga zyrtarët kundër gazetarëve vazhdojnë të nxisin klimën e pasigurisë dhe frikësimit.

Kjo, thuhet në raport, në kombinim me gjuhën denigruese të politikanëve – i shndërron gazetarët ne shënjestra të mundshme sulmesh. Ndërkohë, autoritetet e vendit që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nuk arrijnë të zgjidhin dhe sanksionojnë raste të ndryshme të sulmeve fizike dhe kërcënimeve serioze kundër gazetarëve, theksohet në raport.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy