IBAR rikthehet për shqyrtim/ Kikia: Sfidë që lidhet jo vetëm me ambicien për t’u bashkuar me BE-në, por për kushte me cilësore për jetë (VIDEO)

IBAR rikthehet për shqyrtim/ Kikia: Sfidë që lidhet jo vetëm me ambicien për t’u bashkuar me BE-në, por për kushte me cilësore për jetë (VIDEO)


Procesi i njohur si IBAR (Raporti i Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme) ka kaluar tashmë nga grupi i punës në grupin e ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ndërsa raporti përmban vlerësime pozitive për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian.

 

I ftuar në “MCN Live”, analisti Mentor Kikia u shpreh se ky proces është një sfidë e madhe, e lidhur jo vetëm me ambicien për t’u bërë pjesë e BE-së, por edhe me përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë.

 

Integrimi nuk është një proces që mbyllet me një votim, një marrëveshje apo një qëndrim politik. 

Ai është një proces sa politik, aq edhe teknik. 

 

Nga ana politike, Shqipëria ka treguar vullnet për t’u orientuar drejt Bashkimit Europian dhe në këtë pikë nuk ka dyshime. 

 

Nga ana tjetër, pjesa teknike lidhet me përmbushjen e kritereve dhe standardeve që kërkon BE-ja. 

 

Sipas tij, kriteret përfshijnë një gamë të gjerë reformash, duke nisur nga zgjedhjet, demokracia, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit, deri te transparenca në tenderë dhe standardet mjedisore.

 

Ne ende nuk jemi në ato standarde dhe do të duhet kohë për t’i arritur. 

 

Procesi i integrimit është i vështirë, por ai lidhet drejtpërdrejt me ambicien për ta bërë Shqipërinë një vend më demokratik, me më shumë drejtësi funksionale dhe me standarde më të mira jetese për qytetarët. 

 

Mua më intereson që ato standarde të plotësohen për dobi të qytetarëve tanë, e jo pse i kërkon BE-ja.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy