Kosovë: Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër për votimin e qeverisë së re

Kosovë: Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër për votimin e qeverisë së re

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nesër do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për thirrjen e seancës për votimin e qeverisë së re.

Lajmin e ka konfirmuar Artan Murati, këshilltari i kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

“Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit në ora 10:00”, tha ai.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë sot se kanë kërkuar që seanca të mbahet ditën e mërkurë.

“Pas marrjes së aktgjykimit në emër të LDK-së kam dorëzuar kërkesën për seancë për të mërkurën në orën 11:00 me të vetmen kërkesë të rendit të ditës, votimin e qeverisë së re”, u shpreh Gashi.

Gashi ka thënë se e kanë të garantuar formimin e qeverisë. Ai ka shtuar se nesër në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së do të zyrtarizohen edhe emrat e ministrave nga ana e LDK-së.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy