Sektori i turizmit vijon të shoqërohet me problematika të shumta, si mungesa e transportit, ujëra të zeza që derdhen në det dhe së fundmi edhe rënie të numrit të pushuesve.
Gjatë një konference për shtyp, ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, pranoi mangësitë, dhe tha se për t’i arritur kërkohen fonde.
Pranoi edhe rënien e numrit të turistëve për këtë sezon, duke ia faturuar protestave.



