PDIU kërkesë qeverisë që të heqë tarifën në Rrugën e Kombit: Duhet të jetë pa pagesë

PDIU kërkesë qeverisë që të heqë tarifën në Rrugën e Kombit: Duhet të jetë pa pagesë

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas vendimit të qeverisë për taksën e Rrugës së Kombit duke kërkuar heqjen e kësaj tarife.

Në një deklaratë për mediat, PDIU thotë se "ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar pas vendimit të pakonsultuar e arrogant për vendosjen e një tarife të papërballueshme për “Rrugën e Kombit”.

PDIU i bën thirrje mazhorancës që të heqë tarifën prej 5 euro për autoveturat dhe 22 euro për kamionët në “Rrugën e Kombit”.

Sipas PDIU “Rruga e Kombit” nuk është biznes, por arteria kryesore që lidh dy pjesët e një kombi që padrejtësitë historike i ndanë, por që ne s’mund ti ndajmë akoma me politika të tilla. Ajo propozon që për rrugët kombëtare duhet të vendoset një tarifë e arsyeshme në përputhje me nivelin e të ardhurave të Shqiptarëve.

"Kjo tarifë do të godiste atë që kemi më shumë nevojë rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kosovën, ku shkëmbimet e Shqipërisë me Kosovën janë rreth 140 milion euro në vit kurse të Kosovës me Serbinë janë mbi 460 milion euro në vit. Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbërit” duhet të jenë pa pagesë", thuhet ndër të tjera në reagimin e PDIU.

Po ashtu PDIU shpreh mbështetjen dhe respektin për banorët e Kukësit që i dhanë leksion klasës politike Shqiptare dhe opinionit publik, sepse qytetarët kanë të drejtë të reagojne kur arroganca e kësaj maxhorance as nuk i pyet e as nuk i informon.

PDIU kërkon lirimin e 11 protestuesve nëpërmjet heqjes se intimidimit që maxhoranca po i ben Prokurorisë e Gjykatës, me rrethime Policore dhe urdhra politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy