Sejamini: PD po ndjek rrugën që se çon askund, alternativa reale mund ta mundë Ramën

Sejamini: PD po ndjek rrugën që se çon askund, alternativa reale mund ta mundë Ramën

Analisti Neritan Sejamini në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar situatën e Parëtisë Demokratike për të cilën u shpreh se ka harruar të merret me problemet e saj duke u fokusuar tek ata të Ramës.

Ai tha se PD nëse nuk vjen si alternativë reale me figura të afta me protesta nuk do mund të arrijë asgjë. Sipas tij, PD Duhet të mësojë, të ndryshojë dhe të bëjë atë që nuk bëri.

Gracka ku po bie opozita, duke u marrë me armikun, nuk reflekton për veten. Unë sa i përket protestave, e kam thënë gjithmonë, Rama nuk rrëzohet me protesta. Edi Rama rrëzohet me protesta popullore, jo me protestat e PD. 100 mijë shqiptarë në shesh e rrëzojnë Edi Ramën, por a i nxjerr dot PD? Jo. Nuk rrëzohet Rama me protesta partiake.

PD është duke i hyrë një rruge të sprovuar që nuk të çon asgjëkundi. PD e fiton betejën me Ramën duke ofruar një alternativë reale, me figura të ndershme dhe të aftë, për të cilët nuk ka dyshime në publik. Opozita do të mundohet të bëjë protesta, por do t'i shuhen. Duke humbur energji me protesta, po harron të bëjë gjënë kryesore, të mësojë nga kjo që ndodhi dhe të ndryshojë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy