
Deputeti Enkelejd Alibeaj, çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për grupkapitullin e parë e sheh si një ngjarje për tu përshëndetur, prej faktit që sot ndaj demokracisë shqiptare shtohet një instrument tjetër monitorues.
Grup kapitulli që hapet, sot fillon puna praktike dhe teknike që përfshin çështje si zgjedhjet, është dhe një dorë tjetër që monitoron demokracinë e gjymtuar shqiptare.
Sot shqiptarët duhet të ndjehen mirë. Duhet parë pozitivisht momenti i sotëm, duke parë përfitimet që u jepen shqiptarëve.
E di që Rama me tam tamet e veta, do të marrë protagonizmin, sigurisht është meritë e shqiptarëve që ende sot e kanë të pacenuar nervin e perëndimit.
Duke folur për MCN Live, Alibeaj tha se vetëm elementi kohë nuk do të bënte krenarë askënd.



